12 qershor 2015 – Kjo foto ka bërë xhiro deri tek mediat gjermane. Benzi, makina e prodhuar në këtë shtet, është përshtatur për të lëvizur nga një person me aftësi të kufizuara. Sot u publikua nga Top channel, por shpjegimin e ka bërë një qytetare, njohëse e historisë së çiftit që udhëton me makinën e përshtatur.
“Ky zotëri ka më shumë se 25 vite gjysmë i paralizuar. Para 3 vitesh fëmijët e tij arritën t’i ndërtonin këtë mjet të përshtatshëm dhe ai pas 20 vitesh arriti të fitonte lirinë dhe të mund të lëvizte”, shkruan një komentuese.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”