DURRES– Një 72-vjeçar invalid tentoi t’i jepte fund sot jetës në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi në shëtitoren buzë bregdetit të Durrësit, ku i moshuari Pjetër Kepi ka shtyrë karrocën në det me qëllim që të mbytej.
Kanë qënë kalimtarë të rastit ata të cilët e kanë shpëtuar të moshuarin duke e nxjerrë në kohë nga deti.
Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë dëshpërimi dhe gjendja e vështirë financiare me të cilën ndodhej Kepi si dhe së fundmi I moshuari ishte brakstisur nga gruaja dhe djali i tij.