Klajdi Marku, drejtori i teatrit Bylis i cili mori pjesë në mitingun e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një kamera të fshehtë të tij.
“E bëre fotografinë, i thua ‘ja isha’, e hedh online”, dëgjohet duke thënë ai në kamerën e fshehtë të realizuar nga emisioni “Piranjat”.
Ditën e sotme (14 Maj) ai ka njoftuar në një deklaratë për mediat largimin nga posti i drejtorit të teatrit “Bylis”.
“Duke marrë shkasë nga një video e publikuar në rrjetet sociale ndjej një detyrim personal dhe moral për të dhënë një shpjegim për të gjitha mediat. Në takimin e kryeministrit të vendit Edi Rama në Athinë më 12 maj, është e vërtetë që kam qenë i pranishëm dhe nuk e fsheh krenarinë që kam qenë pjesë e takimit mbarë kombëtarë dhe dhe rastësisht. Sqaroj sot për të gjitha mediat, opinionin publik, miqtë dhe të gjithë ata që tentojnë ta përdorin politikisht bisedën time me një të panjohur. Por kam qenë me trupën pjesëmarrës në aktivitet në Korinth, ku kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Në datën 12 meqenëse grupi donte të shikonte aktivitetin, shkuam” tha ai.