Shkaku i vdekjes së Whitney Houston po vihet në pikëpyetje nga një raport i ri këtë javë. Ikona e muzikës humbi jetën më 11 shkurt 2012 dhe autoritetet thanë se shkak ishte mbidoza me kokainë.
Por një investigim i ri hedh dyshimin se Houston mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj, Nick Gordon. Burimet thonë se kjo është arsye për zhvarrosjen e trupit të këngëtares për të hetuar më tej.
Sipas Globe, hetuesit dyshojnë se e vërteta (për vdekjen e saj) është varrosur bashkë me të. “Nick Gordon kishte motivin, mjetet dhe mundësinë, të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për një vrasje”, thotë hetuesi.





