Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar në Facebook-un e tij pamje nga investigimi i bërë mbi inceneratorët.

“Në Landfillin e Sharrës, atje ku “Rilindja” vjedh papushim jo vetëm ditën, por edhe tërë natën dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve!” shkruan Meta krahas videos së postuar nga Monika Kryemadhi.

Nga ana tjetër Kryemadhi shkruan: “Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë. Paguajmë 29 euro/ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj.”

Ditën e djeshme Kryemadhi provoi me fakte vizuale skemën e mashtrimit në inceneratorin e Tiranës.

Nëpërmjet një video në të cilën ka marrë pjesë edhe ajo vetë, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar se plehrat nuk kalojnë nga asnjë lloj procesi për tu vlerësuar nëse janë për ricklim, djegie, apo kapsulim.

Lexo edhe: