Monika Kryemadhi ka provuar këtë herë me fakte vizuale skemën e mashtrimit në inceneratorin e Tiranës.
Nëpërmjet një video në të cilën ka marrë pjesë edhe ajo vetë, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar se plehrat nuk kalojnë nga asnjë lloj procesi për tu vlerësuar nëse janë për ricklim, djegie, apo kapsulim.
Video tregon qartë se inceneratori i Tiranës është në fakt një landfill që nuk kryen asnjë proces përveçse groposjes së mbetjeve.
Siç duket në video Monika Kryemadhi hedh në koshin e mbeturinave një qese fosforoshente me mbeturina të riciklueshme për të gjurmuar procesin të trajtimit te mbetjeve.
Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforoshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë poces, mbeturinat thjesht hidhen dhe groposen.
Në landfill nuk kryhet asnjë proces tjetër per të cilin kompania paguhet 29 euro për ton.