Ambasadorja amerikane Yuri Kim, thotë se investimet amerikane në Shqipëri janë rritur me 78 milionë euro për vitin 2021.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shkruan se për të patur më shumë mundësi punësimi atëhere duhet të vijojmë me zbatimin e reformës në drejtësi.
“Më vjen mirë të shoh se investimet në Shqipëri po vijnë në rritje. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ajo.





