Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot dy foto nga pediatria e Durrësit, të cilat sipas tij dëshmojnë gjendjen si ishte dhe si ka ndryshuar spitali i fëmijëve pas investimit të realizuar në të.

“GATI SPITALI I RI I FËMIJËVE DURRËS

***Në dy fotot e spitalit të fëmijëve sot e dje, shihet qartë dallimi mes vizionit tonë për shëndetësinë dhe realitetit të shëndetësisë që trashëguam nga ata që sot shesin përditë dëngla se si duhet qeverisur shëndetësia”,– shkruan Rama.

Me kalimin e ditëve dhe inaugurimin që pritet t’i bëhet pediatrisë pritet të mësohet nëse investimi i kryer ka të bëjë vetëm me fasadën apo përveç rikonstruksionit të ambienteve në dispozicion të pacientëve të vegjël do të jenë edhe aparatura të reja dhe më moderne.  

GATI SPITALI I RI I FËMIJËVE DURRËS ***Në dy fotot e spitalit të fëmijëve sot e dje, shihet qartë dallimi mes…

Posted by Edi Rama on Monday, November 2, 2020