“Nuk më p..s fare, ju do kaloni në rrugë”!

Kështu mësohet t’ju ketë thënë inxhinieri i firmës ndërtuese të rrugës “Pavarësia” në Durrës, banorëve të plazhit.  

Janë komuniteti i banorëve dhe shoferët, të cilët deklarojnë se inxhinieri nuk mori parasysh ankesat e shoferëve dhe banorëve kur ngriti pengesat mbi 40 cm të larta dhe disa metra të gjera e të gjata në rrugë. Banorët, sapo panë që po ndërtoheshin pengesat e asaj natyre, janë irrituar me inxhinierin e firmës.

“Në asnjë vend të botës nuk ka të tilla pengesa, nuk ka të tillë projekt, nuk ka inxhinier t’u bëjë këtë gjë qytetarëve dhe shoferëve. Rrezik i madh për aksidente”, thonë banorët.

“Jo vetëm që makinat nuk mund të kalojnë, por na u prishën, u shkatërruan fare, dhe vetëm për aksidente janë premisë pengesat”, ankohen qytetarët.

Rruga e plazhit në Durrës u hap në sezon para një jave, pas shumë ankesave të banorëve e të komunitetit të biznesit.

K.H.