Një ditë pas prezantimit të shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo si pjesë e listës së Partisë Socialiste për deputete, një tjetër emër surprizë del këtë të premte.

Bëhet fjalë për inxhinieren e njohur, Luljeta Bozo e cila sipas Klan News ka marrë propozim nga kryeministri Edi Rama për të kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se Bozo e ka pranuar ftesën e kreut të qeverisë për t’u përfshirë në listat zgjedhore të Partisë Socialiste.

Konfirmimi zyrtar i inxhinieres pritet të bëhet sot gjatë prezantimit të kandidatëve të PS nga Rama, sikurse ka ndodhur edhe gjatë ditëve të kaluara.