Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Bayer Leverkusen në Ligën e Kampioneve.

Inzaghi deklaroi se kundërshtarin e kanë studiuar dhe janë gati për çdo ndryshim, ndërsa shtoi se duhet mbyllur sa më shpejt çështja e kualifikimit.

“Me 18 pikë, kualifikimi është thuajse i sigurt. Na duhen edhe pesë pikë për të shkuar aty. Duhet ta mbyllim sa më shpejt këtë çështje. Kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer, që më mbush me krenari. Ne e njohim kundërshtarin dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Kanë ndryshuar mënyrën e të luajturat së fundmi. Jemi gati për çdo ndryshim moduli. Mos harrojmë që drejtohen nga një trajner i madh”, u shpreh Inzaghi.