Thomas Strakosha mund të jetë portieri titullar i viteve të ardhshme në portën e Lazios. Për këtë jep garanci trajneri i skuadrës bardhekaltër, Simone Inzaghi, i cili po punon prej shumë vitesh me portierin shqiptar. Gjatë këtij sezoni, 22-vjeçari shqiptar ka thyer hierarkitë kjo edhe për shkak të dëmtimit të Marchettit, por trajneri i skuadrës romane ka besim te aftësitë e tij, duke deklaruar se ai mund të vendoset në qëndër të projektit, duke larguar mundësinë e afriit të një tjetër emri për katërkëndëshin e Lazios.
Në konferencën e zakonshme për shtyp të fundjavës , Inzaghi u ndal veçanërisht te Strakosha duke theksuar: “Ai është një portier i besueshëm dhe mund të jetë titullar gjatë viteve të ardhshme. Ka bërë një rrugëtim jo të lehtë gjatë viteve të fundit”. Përsa i përket aktivizimit të të riut shqiptar në ndeshjen kundër Interit, ai shton se Strakosha po kalon një gjendje gripale dhe një vendim për aktivizimin e tij do të merret vetëm gjatë ditës së nesërme. Në vijim të konferencës për shty, Inzaghi u përqëndrua te finalja e humbur e Kupës së Italisë duke e pranuar se ajo disfatë ka zhgënjyer klubin dhe tifozët, por shton se Juventusi është një skuadër shumë e fortë dhe shumë e vështirë për t’u mundur në ndeshje të tilla. Në fund, trajneri bardhekaltër bëri një kërkesë të veçantë edhe për trajnerin Claudio LOtitto, duke i kërkuar të blindojë emrat më të lakuar të merkatos për të vazhduar projektin e nisur këtë sezon.