Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer marrëveshjen mes palëve, që e largon 49-vjeçarin nga Interi. Trajneri italian mesa duket nuk ka pyetur as për finalen e Champions, duke pranuar ofertën marramendëse.
Inzagi pritet të përfitojë 25 milionë euro në sezon. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. Inzagi nuk do të ketë kohë për pushime, pasi Al Hilal luan në Botërorin e klubeve. Tek Interi ndërkohë largohet edhe pse kishte një tjetër vit kontratë.
Ndeshja e lamtumirës do të jetë ajo me PSG-në në finalen e Champions-it, pikëriosht më 31 maj.