9 mars 2015 – Pasi Samsung lançoi celularin më të ri ‘Galaxy S6’, kompania ‘Apple’ ka paraqitur një patentë që e lë teknologjinë e rivalit një hap prapa.
E quajtur “Metoda për mbrojtjen e komponentëve elektronikë nga lagështia”, patenta përshkruan një mënyrë se si të krijohet një brendësi e celularit që është i papërshkueshëm nga uji, në vend që të krijohet një pjesë e jashtme që e mbron atë nga uji. Komponentët individualë do të mbuloheshin nga një film i hollë, i cili është i projektuar për të ndaluar hyrjen e lëngjeve të dëmshme në celularë, edhe nëse ato do të arrinin të depërtonin prej pjesës së jashtme.
‘Samsung Galaxy S5’ është i vlerësuar në IP67 falë një mbulese hidrofobike për të mbrojtur celularin, por megjithatë, modelet e fundit ‘S6’ dhe ‘S6 Edge’ e kanë hequr këtë karakteristikë.
Patenta e Apple-it do të përfshinte një veshje individuale të komponentëve brenda celularit. Kjo shtresë do të zbatohej duke përdorur një metodë të quajtur ‘asistim me plazma dhe depozitim të avullit kimik’ (PACVD), e cila përmban filma të hollë gazi ose avulli për të mbuluar pjesët e ngurta. Kjo veshje do të aplikohej përmes bordeve, qarqeve duke u mbuluar me një vulë silikoni. Shumë pajisje elektronike janë të ndjeshme ndaj ujit dhe dëmtohen, pasi nuk janë të mbyllur plotësisht.
Kur uji hyn në brendësi të celularit, disa komponentë dhe instalues elektrik janë shpesh subjekt për t’u dëmtuar, dhe kur një sasi minimale e ujit hyn në pajisje ndodh që pajisja të dëmtohet.
Me këtë patentë, parashihet që 'iPhone 7' të jetë i papërshkrueshëm nga uji. Përmes kësaj metode, celulari do të mund të kapte imazhe edhe nën ujë, një përparim ky që do ta linte Samsung-un shumë prapa.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





