Që prej ditës së parë të krijuar e deri më sot, Apple ka përditësuar disa herë sistemin iOS të iPhone-ve.
Tashmë ky shërbim është përmirësuar së tepërmi dhe smartfonët mund të përditësohen përmes “OTA” (Over the air), çka do të thotë se përdoruesi mund të shkarkojë në pajisje “update”-n e fundit dhe ta instalojë pa qenë nevoja ta lidhë me kompjuterin.
Por disa ekspertë të teknologjisë besojnë kjo metodë përdoret nga Apple për t’iu dhënë një shtysë blerjeve të modeleve të reja, që zakonisht dalin në treg çdo shtator.
Sipas tyre, Apple qëllimisht rëndon dhe ngadalëson modelet e vjetra të iPhone-ve me anë të përditësimeve përpara se të lançojë telefonin e ri, duke i shtyrë kështu klientët të hedhin sytë nga modeli i ri.





