Forma tjetër mjaft e përhapur e piraterisë është nëpërmjet blerjes online të IPTV.

Të dhënat në google tregojnë se “IPTV”, është një ndër akronimet më të kërkuar nga shqiptarët në motorrin e kërkimit online.

Kjo është një e dhënë që tregon qartë që shqiptarët janë të prirur drejt marrjes së kanaleve që duan të shikojnë nëpërmjet këtyre formave të jashtëligjshme.

Aplikacione, paketa interneti ku përfshihen një numër i madh kanalesh gjithnjë duke kërkuar që të paguajnë sa më pak që të jetë e mundur. Por, këto forma nuk janë efikase.

Në momentin që konstatohen ato bllokohen, duke bërë që pagesat të humbasin dhe ata të detyrohen të blejnë sërish një tjetër paketë./TCH