Qasja në internet në Iran është ndërprerë pothuajse plotësisht për shkak të përplasjeve ushtarake midis Iranit dhe Izraelit.

Të dhënat në kohë reale konfirmojnë një ‘mbyllje pothuajse totale mbarëkombëtare të aksesit në internet’, njoftoi sot kompania Netblocks.

Netblocks është një kompani e specializuar në monitorimin global të kufizimeve të internetit.

Gjithashtu, banorë të Teheranit konfirmuan ndërprerjen e shërbimit të internetit gjatë një bisede telefonike me agjencinë gjermane të lajmeve dpa.