Një student iranian është shoqëruar nga policia në komisariat gjatë fundjavës, sepse ishte shumë i ngjashëm me Lionel Messin. Shumë njerëz në qytetin e Hamaden donin një fotografi me Reza Parastesh dhe kjo e detyroi policinë ta shoqëronte në komisariat, bashkë me makinën e tij, për të shmangur kaosin. Buja nisi disi muaj më parë, kur sozia e Messi u shfaq me ngjashmërinë e vëllait të tij binjak me një fanellë me numrin 10 të Barcelonës.
25-vjeçari nisi të mbajë modelin e flokëve dhe mjekrën si argjentinasi, duke sjellë një ngjashmëri mbresëlënëse. Parastesh ka dhënë intervista edhe për mediat botërore, por tani duket se gjendet në telashe me autoritet lokale. Parastesh tha për “AFP”: “Tani njerëzit më shohin mua si Messi i Iranit dhe duan të bëj të njëjtën mimikë fytyre si ai dhe befasohen kur ia dalë. Në fakt imitimit i Leos më jep shumë energji dhe më pëlqen. Kam filluar të bëj disa lojëra me topin për t’i ngjasuar më shumë, por këtu e kam të vështirë ta imitoj.”