IRAN– Irani ka bërë me dije se ka dërguar me sukses një majmun në hapësirë.

Sipas BBC, primati ka udhëtuar me një raketë Pishgam, që ngjitet deri në lartësinë 120 kilometra.

Mediat iraniane kanë transmetuar pamje të nisjes së majmunit.

Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësim se programi hapësinor i Iranit do përdoret për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë.

Këto raketa mund të përdoren për të mbajtur mbushje bërthamore.

Irani e mohon faktin se po zhvillon armë bërthamore dhe insiston se programi nuklear është për qëllime paqësore.

Një ekspert i teknologjisë, Pat Norris, tha se lajmi se Irani ka dërguar një majmun në hapësirë nuk është ndonjë zhvillim i rëndësishëm sa i përket arritjeve të deritanishme të Iranit.

Ai tha se Irani e ka bërë këtë gjë më përpara.

Por interesant është fakti se majmuni është kthyer në tokë pa plagë, çka tregon se procesi i shpejtimit dhe ngadalësimit të raketës nuk ka qenë shumë i rëndë.

Në vitin 2010, Irani ka dërguar me sukses në hapësirë një mi, një breshkë dhe krimba.

Por përpjekjet për të dërguar një majmun në raketë dështuan në vitin 2011.

Presidenti Mahmud Ahmadinaxhad ka shpallur në vitin 2010 se brenda vitit 2019, Irani do të dërgojë njeriun në hapësirë.

Një satelit i prodhuar në Iran është dërguar në orbitë për herë të parë në vitin 2009