Një gazetare italiane e ndaluar në Iran që nga 19 dhjetori është liruar dhe po kthehet në Itali, ka njoftuar zyra e kryeministres, Giorgia Meloni.
Një avion që transportonte Cecilia Sala u ngrit nga Teherani pas “punës intensive në kanalet diplomatike dhe të inteligjencës”, thuhej në një deklaratë.
Sala, një reportere për “Il Foglio”, u ndalua në Teheran tri ditë pasi mbërriti me një vizë pune. Situata e saj ishte ndërlidhur me atë të një inxhinieri iranian të arrestuar në Itali me një urdhër të Shteteve të Bashkuara.