Autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte përfshirë në sulmin e fundjavës së grupit Hamas ndaj Izraelit.
Në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi, Khamenei tha “ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.
“Ky sulm ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi,” tha Khamenei.
Ushtria izraelite i ka vazhduar të martën bombardimet vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga Hamasi, pasi grupi militant kërcënoi se do t’i vriste disa prej rreth 150 pengjeve që i rrëmbeu në fundjavë, nëse sulmet ajrore do të vazhdonin pa paralajmërim.
Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 900 nga sulmet e Hamasit, për të cilat Izraeli është hakmarrë me bombardime mbi Gazën, ku kanë mbetur rreth 700 të vrarë.
Ushtria izraelite tha të martën se i ka gjetur mbi 1.500 trupa të militantëve të Hamasit brenda Izraelit.