Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, sipas raportimeve të së premtes nga zyrtarë amerikanë dhe media shtetërore iraniane.
Reuters raporton se fati i ekuipazhit të avionit mbetet i paqartë, ndërsa zyrtarët amerikanë nxituan të organizojnë një operacion kërkim-shpëtimi përpara se autoritetet iraniane të arrijnë te ndonjë i mbijetuar i mundshëm, sipas të njëjtave burime.
Lajmi u publikua fillimisht nga agjencia iraniane Tasnim, e cila raportoi për rrëzimin e një avioni amerikan F-35 dhe publikoi edhe fotografi përkatëse.
Analistë të cituar nga CNN arritën në përfundimin se, bazuar në pamjet, bëhej fjalë për një F-15.
Më vonë, mediat iraniane raportuan se operacioni i kërkim-shpëtimit i ndërmarrë nga amerikanët për pilotin nuk pati sukses, ndërsa shtuan se autoritetet lokale kanë ofruar një shpërblim të lartë për këdo që do të arrinte ta gjente dhe ta kapte atë.





