Forcat e Armatosura të Izraelit kanë deklaruar se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian.

Në një deklaratë të fundit, ushtria izraelite bën me dije se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po punojnë për të “ndërprerë kërcënimin”, ndërsa qytetarët janë urdhëruar të futen menjëherë në strehimore dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Detajet rreth këtij sulmi të mundshëm me raketa mbeten ende të paqarta. Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Iranit për një sulm të ri.

Kjo ngjarje erdhi disa orë pas lajmit se Izraeli kishte rënë dakord me një marrëveshje për armëpushim.

Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit kishte deklaruar se Teherani do të ndalonte sulmet vetëm nëse edhe Izraeli do të bënte të njëjtën gjë.