Bradley Cooper dhe Irina Shayk do qëndrojnë në shtete të veçanta pas ndarjes së tyre.
Çifti tani është përplasur për kujdestarinë e vajzës së tyre 2-vjeçare Lea De Seine. Supermodelja dhe aktori i dhanë fund lidhjes 4-vjeçare këtë muaj.
Irina do jetojë në New York ndërsa Bradley do qëndrojë në Los Angelos. Një burim tha për "Grazia" se: "Irina asnjëherë nuk u ndje si në shtëpi në Los Angeles, veçanërisht në shtëpinë e tyre në Pacific Palisades sepse mami i Bradley jetonte atje dhe kjo shkaktoi tension."
Mirëqenia e Leas është në plan të parë të çiftit, të cilët janë në betejë ligjore për kujdestarinë e vajzës.





