6 qershor 2015 – Gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan se 77-vjeçari Sepp Blater ka pasur një lidhje me modelen Irina Shayk.
Sipas gazetës, gjithçka ka ndodhur para vitit 2014 ku modelja ruse 29-vjeçare ishte e dashura e Cristiano Ronaldo-s, futbollistit që Blatter i ka dorëzuar edhe “Topin e Artë”. Pra, me sa duket Cristiano e mori “Topin e Artë” falë ish-të dashurës së tij.
Në fakt, mes ish-çiftit ka hyrë edhe ish-kreu i FIFA-s, i cili është bërë pjesë e medias ditët e fundit, jo vetëm për hetimin që po bën FBI-ja për korrupsion, por edhe për jetën e tij private.
Sepp Blatter, i martuar 3 herë, shquhet për lidhjet e tij me femra më të reja në moshë. Me të dashurën e aktuale, Linda Barras, ka një diferencë në moshë prej 28 vitesh.
Ndërkohë Irina Shayk është në një lidhje me aktorin amerikan Bradley Cooper.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/