Supermodelja Irina Shayk nuk i la shumë vend imagjinatës me imazhet e fundit që ndau me ndjekësit e saj në Instagram. 

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet gati për të ecur në sfilatën virtuale të “Mugler’s Spring Summer 2021”, ndërsa mban veshur një veshje me rripa të zinj.

Ndonëse ishte thuajse thuajse e zhveshur, 35-vjeçarja nuk kishte harruar të vinte maskën e zezë si masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

Modelja me linja trupore perfekte kishte veshur edhe taka të larta që i theksonin më shumë këmbët e tonifikuara.