Irina Shayk është bërë nënë rreth tre muaj më parë, por që nga koha që ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, Lea de Seine, ajo asnjëherë nuk është shfaqur në publik me të.

Modelja është fotografuar për herë të parë duke shëtitur me vajzën e saj në Los Angeles, e shoqëruar nga një mikeshë, ndërsa Bradley nga ana tjetër është në xhirimet e filmit të tij më të ri, “A Star Is Born” shkruan Daily Mail.

31-vjeçarja dukej në formë perfekte dhe gjatë shëtitjes përpiqej që t'u fshihej kamerave. Ajo kishte veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër, duke treguar trupin e saj të tonifikuar edhe pse kanë kaluar pak muaj që nga lindja e vajzës së saj.