Një nga ish-balerinat më të pëlqyera të kohës një regjizore e sukseshme, Iris Gjoni, e ftuar në emisionin ‘Life Stories nga Arjola Shehu’ në IN Tv, ka rrëfyer për karrierën dhe jetën e saj si nënë. Gjatë intervistës Irisi ta trguar për mënyrën se si është munduar të rris e vetme vajzën e saj 4-vjeçare, Coco Antonelin. Gjoni rrëfen se mënyra më e mirë që ja ka dal të jetë një nënë dhe baba për të bijën është optimizimi i përhershëm.

‘Jam munduar gjithmonë t’i shoh gjërat me optimizëm. (…) Mendoj gjithmonë se duhet ta rris time bijë ashtu siç prindërit e mi më kanë rritur mua. Më thonë se e llastoj, por unë nuk bëj asgjë më pak apo më shumë për time bije se prindërit e mi për mua.’

Gjithashtu ish-balerina është shpehur së ka qenë gjithnjë e sinqetë me të bijën, lidhur me të atin që u nda nga jeta në 2011-ën, kur Coco nuk kishte ardhur ende në jetë. ‘Përpiqem ta dëgjoj, ashtu siç im atë më dëgjonte mua. Mbaj mend se flisja shumë me të’, ka thënë ajo. Një nga forcat e saj është dhe i menduar pozitiv, shpehet Irisi.

Për sa i takon talentit të së bijës dhe nëse ajo e ka tashëguar nga e ëma, Irisi përgjigjet që nuk do dëshironte që e bija të ndiqte rrugën e saj si balerinë, pasi është një profesion i cili nuk verësohet si më parë por dhe që kërkon një stërvitje të përditëshme.

‘Ajo kërkon të praktikohet çdo ditë. Por unë nuk do të kisha dëshirë, pasi tani artet, aq më tepër baleti, nuk vlerësohen ashtu si më parë. Mbaj mend që kur unë ndiqja shkollën e baletit ushtrohesha 4 apo 5 orë në ditë’, shperhet ajo.

Gjithashtu Irisi nuk ka mbetur pa treguar dhe për faktin se si u gjend ajo në television. ‘Unë doja të bëja art. Të kërceja balet, jo të bëhesha e famshme. Këtë nuk e kam dashur kurrë. Kur vinin kamerat në shkollën time, unë isha gjithmonë ajo që fshihja kokën poshtë bankës. Por edhe më pas, kanë qenë regjizorët ata që kanë këmbëngulur’, rrëfen regjizorja.