DURRËS, 29 korrik 2013 – Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë “ka hapur një përfaqësi të saj diplomatike në qytetin e Durrësit”, njofton agjencia e lajmeve shqipfolëse INA. Me vendim të Ministrisë së Jashtme të Shkupit është hapur konsullata e nderit në qytetin bregdetar. Konsull nderi u emërua Aleksandër Pilo. Rezidenca ndodhet në shumëkatëshin, ngjitur me Bankën Kombëtare Tregtare. Konsullatë nderi në Durrës ka dhe Belgjika.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





