Irlanda merr presidencën e Bashkimit Evropian në 1 janar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2013. Ndërkaq, Dublini thotë se përparësia e tij kryesore është që ekonomia europiane të marrë përsëri rrugën e duhur, dhe ka në krye të axhendës të saj rritjen e vendeve të punës dhe rritje ekonomike.

Zëvendëskryeministri irlandez, Eamon Gilmore, tha se pas hapjes së bisedimeve mbi një marrëveshje të tregëtisë së lirë mes BE-SHBA duhet të eliminohen tarifat dhe barrierat e tjera që janë të rëndësishme për rritjen.

Ndërsa pritet një marrëveshje në një moment të favorshëm si për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, Eurozona mbetet e zhytur në krizë dhe politikanët amerikanë grindem rreth mënyrës për të zgjidhur borxhin e madh te tyre.

Sipas Gilmore, Presidenca irlandeze do të ketë në tryezë çështje të tjera të rëndësishme. Përveç një bashkimi bankar në Eurozonë, duke përfshirë një marrëveshje mbi borxhin bankar si dhe sfida e një buxheti për 27 vendet anëtare të bllokut, irlanda është e hapur edhe për zgjerimin e BE.

Ministrja e çështjeve evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, tha se gjatë kësaj presidence do të ketë hapa konkrete për zgjerimin në mars dhe qershor. “Në presisidencën tonë ka prioritet zgjerimi kryesisht për vendet e Ballkanit Perëndimor” tha ministrja e çështjeve evropiane të Irlandës Lucinda Creighton ndërsa theksoi se një rëndësi të veçantë do ti kushtohet edhe dialogit mes Kosovës dhe Serbisë.