Një pako e dyshimtë është gjetur në stadiumin e Francës në prag të ndeshjes Irlandë- Suedi.  

Sipas mediave franceze, policia ka ndërhyrë menjëherë duke hequr pakon e dyshimtë dhe tifozët kanë nisur të futen në stadium. Ende nuk ka një prononcim zyrtar të autoriteteteve se çfarë kishte brenda kutia e dyshimtë e gjetur në stadiumin ku po zhvillohen ndeshjet e “Euro 2016”, por është bërë e ditur se pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në portën H. 

E ndërkohë në orën 18:00 në “Stade de France” do të zhvillohet ndeshja mes Irlandës dhe Suedisë.