Irma Libohova është një nga ikonat e muzikës Shqiptare e cila është pëlqyer mjaft nga publiku vendas dhe jo vetëm. Në çdo hap të sajin Irma është munduar të ruaj origjinën dhe traditën, duke treguar vlerat shqiptare. Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, artistja tregon se si një vilë e një të afërmi në Romë mban ende emrin shqiptar, ndërsa tek ne, emrat janë zëvendësuar me emra të huaj. Në foton e kopshtit të saj të fëmijërisë, Irma shkruan:

“Ky është kopshti ku jam rritur unë dhe kjo rruga (K. K. Mema) ku kam jetuar e jetoj. Vila “Tepelena” është e një të afërmi nga babai. 60 vjet ky njeri ruan me fanatizëm identitetin e tij midis Romës me këtë emër shqiptar. Ne këtu, midis Tiranës, bëjmë ç’është e mundur ta humbim identitetin tonë. Çfarë ju thotë emri “bambi” në shqip, zotërinj të bashkisë? Mund të zëvendësoni një emër të huaj me një tjetër të huaj, jo të hiqen emrat shqiptarë. Ky për mua është një shqetësim”.

Të shumtë janë komentuesit të cilët mbështesin këngëtaren.