Kontrasti është i fortë, mes Durrësit plot shkëlqim të sheshit “Liria” me dritat festive të fundvitit dhe Durrësit të lagjes nr.8, ku errësira pllakos sapo dielli perëndon.
Dy ditë më parë pasqyruam degradimin e infrastrukturës rrugore në disa akse të kësaj lagjeje, sot po pasqyrojmë kontrastin e thellë që ekziston në këtë zonë, ku jo vetëm dritat festive janë luks, por luks është edhe ndriçimi publik për të cilin banorët paguajnë taksa.
Për ata që kanë sy të shikojnë në bashki, Durrësi nuk është vetëm qendra e qytetit ku janë zyrat e pushtetit vendor, por edhe këto rrugë e lagje ku jetojnë komunitete të tëra banorësh.
Ironia: Durrësi i 1.5 milionë turistëve, por që natën zhytet në terr (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit





