Analisti, Ilir Demalia ka ironizuar vendimin e Rudina Hajdarit dhe deputetëve që hynë në Parlament nga listat e PD dhe LSI-së për të krijuar grupe të reja në Kuvend.
Përmes një postimi në Facebook, Demalia i ka quajtur këto lëvizje si "Hajdaro demokrakarikatura".
"Hajdaro demokrakarikatura. Demokrakarikatura dhe plurikarikatura shqiptare filloi me Hajdar e po mbyllet Hajdare", shkruan analisti.





