Me një postim në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka ironizuar me rikonstruksionin e bashkisë, që do të kushtojë 300 mln lekë të vjetra të tatimpaguesve durrsakë.
“Një lajm i ‘shumëpritur’ për të gjithë qytetarët Durrsakë! BASHKIA do të rikonstruktohet, plot 300 milionë lekë nga taksat tona për luksin e administratës së Bashkisë Durrës!”,– shkruan Boshku në reagimin e tij.
Njëkohësisht ai shtron pyetjen: Pyetja që lind 20% e tenderimit 60 milionë lekë kush i merr? A mund të bëheshe diçka e mirë me këto lekë?”
Më herët gjatë ditës, “DurrësLajm” publikoi lajmin se gjatë këtij viti është planifikuar rikonstruksioni i bashkisë Durrës, në vlerën 30 milionë lekë të reja.
Një lajm i ‘shumëpritur’ për të gjithë qytetarët Durrsakë! BASHKIA do të rikonstruktohet, plot 300 milionë lekë nga…
Posted by Arlind Boshku on Wednesday, January 27, 2021





