"Edi Rama, e shikon që popullit i ngrihet vëlla?". Kështu e ironizon blogeri i njohur durrsak, Olti Curri, deklaratën e kryeministrit bërë në Kuvend dy ditë më parë.

"Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë", tha Rama ndërsa sot qindra qytetarë u ngritën në protestë kundër taksimit në Rrugën e Kombit.

"Edi Rama e shikon që popullit i ngrihet vlla? Se na bëre merak, pasi fole shumë i sigurtë në Parlament, sikur po flisje për atë tëndin… Prit se nesër ngrihen taksat pasnesër do të ngrihet perseri ky i pangrituri popull…", e përmbyll komentin e tij Olti Curri.