Spanjë, 30 prill 2014 – Fabio Cannavaro, ish futbollist i Real Madridit, ka festuar për kualifikimin e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Ish futbollisti italian e ka postuar në rrjetin social Tuiter një fotografi të marrë nga uebfaqja Marca.com, ku shihet një aeroplan i Real Madridit duke e ndalur flakën që e ka përshkuar stadiumin Allianz Arena.

Reali fitoi 4:0, ndërsa kishte fituar 1:0 edhe në Madrid, duke shkuar në finalen e Lisbonës, në kërkim të triumfit në Champions, pas 12 vjetësh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/