Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka ironizuar, përmes një postimi në rrjete sociale, Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, që po zhvillon punimet gjatë ditës së sotme.
“Fundjavë të qetë miq!
Lepujt “kuvendojnë” për të ngritur stanin e lepujve, që të mundin dhelprën në betejën e ardhëshme.”,- shkruan ai.
Drejtor i Tatim – Taksave në Durrës gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, dekani Fortuzi duket se ka rezervat e veta për Kuvendin Kombëtar dhe fjalën e rastit të mbajtur nga kryetari Lulzim Basha dhe drejtuesit politikë në qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.