8dhjetor 2015 – Mund të duket ironike por në protestën e sotme të opozitës ka pasur edhe kontradiktë për pesonazhet që morën pjesë aty. Fjala është për kreun e ri të FRPD-së, i zgjedhur pak ditë më parë, Belind Këlliçi.
Ai është i fejuar me Ana Shkrelin, vajzën e këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, i cili ka prezantuar pak kohë më parë projektin për ndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme. Bunker të cilin sot dhëndri i Artan Shkrelit ishte i pranishëm teksa protestuesit e thirrur prej tij dhe Partia Demokratike, donin që ta shembnin me mjete rrethanore, shkruan Panorama.
Pikërisht me këtë fakt është tallur edhe e fejuara e Belindit, e cila duket se e ka ndjekur nga televizori protestën në të cilën merrte pjesë i fejuari i saj.
Në një koment të një statusi në rrjetet sociale, Ana Shkreli shkruan: “Aman mos na bë me qesh me forcimin e demokracisë prej njerëzve që besojnë se bunkeri thyhet me shkopa druri”.
Ironia qëndron edhe në faktin se Shkreli e ideoi bunkerin dhe e prezantoi disa javë më parë, kurse dhëndri i tij ishte i pranishëm kur po prishej.
/portali DurrësLajm/





