Gazetari i njohur Marin Mema ka reaguar në rrjete sociale pas bllokimit të aksit Librazhd – Prrenjas, duke ironizuar përdorimin aktual të rrugës “Egnatia” të ndërtuar në kohën e Perandorisë Romake, e cila kalonte nëpër Shqipërinë e asokohe.
Sot, kjo rrugë antike po përdoret për kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë për të anashkaluar aksin Librazhd – Prrenjas, gjë që po shkakton dëmtimin e saj.
Reagimi i gazetarit Marin Mema në rrjetin social Facebook:
Rreth 2200-2300 vjet më parë u ndërtua rruga
Egnatia…Ajo po përdoret edhe sot për të shmangur rrugën e bllokuar Librazhd – Prrenjas. Kur rrugët ndërtohen mirë i mbijetojnë edhe shekujve!
Ps: Sot rrugen Egnatia po e dëmtojnë me makina të
tonazhit te rendë!





