Situata e rendit në vendin tonë vijon të mos jetë e qetë. Pas disa vrasjeve të ndodhura në muajin maj në 3 qytete shumë problematike si Vlora, Shkodra dhe Elbasani, opinioni publik u trondit sërish nga një tjetër vrasje mafioze në qytetin jugor dhe një tjetër ekzekutim në Lushnje.

Vrasjet e ndodhura në orët e vona të mbrëmjes janë ironizuar nga gazetari i njohur Klodian Tomorri, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se Ministria e Brendshme duhet t’i propozojë Komitetit të Ekspertëve ndalimin e lëvizjes për qytetarët, përveç atyre që kanë për të bërë ndonjë vrasje.

“Ministria e Brendshme duhet t’i propozoje Komitetit Teknik te Eksperteve te amendoje pak kete punen e ores policore per ta kthyer vendin ne shinat e ligjit. Neni duhet riformuluar keshtu:

Pas ores 23 ndalohet rreptesisht dalja jashte e qytetareve, pervec atyre qe kane per te bere ndonje vrasje.

Beni ndonje akt normativ aty shpejt e shpejt. Hajde shtet hajde. Te keqen e Meksikes”,– shkruan Tomorri.