Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, ka ironizuar sot kryeministrin Edi Rama për turin e pyetjeve në popull lidhur me qeverisjen.
Ndoka shkruan në një status në Facebook, se një muaj më parë Rama pyeste popullin si të qeveriste me Metën, ndërsa në korrik si të qeverisë me Bashën. Ai i drejtohet me ironi kryeministrit me fjalët 'çun i mirë'.
“Sa çun i mirë ky Rama! Në qershor pyeti popullin si të qeverisë pa Metën, tani në korrik po i pyet si të qeverisë me Bashën”, shkruan deputeti.





