Drejtuesi politik i qarkut Edi Paloka dhe njëkohësisht kreu i listës së PD për qarkun Durrës, gjatë një takimi me banorë të Shkallnurit, ka ironizuar “investimet” e Rilindjes në këtë zonë.
“Ja “investimi” i vetëm i “rilindjes” në 8 vite në Shkallnur… Këto ditë kanë vënë një shtyllë të shtrembër e një llampë. Kulmi i talljes dhe i cinizmit!”,- shkruan ai.
Duke u ndalur tek investimet në infrastrukturën rrugore dhe kanalizime, Paloka nënvizon se aty “kanë mbetur vetëm rrugët e ndërtuara nga PD, rrugët e tjera kanë degraduar fare. Kanalizimet qelbin dynjanë e askush nuk i ka prekur me dorë”.





