Kryeministri Rama ka postuar një video me pamje përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës.
Kreu i qeverisë nuk ka kursyer ironinë teksa uron ndjekësit në Facebook, ku shkruan se kjo rrugë kaloi nga 3D në realitet.
"MIRËMËNGJES dhe me kalimin nga 3D në realitetin përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës, ku u investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike, ju uroj një ditë të mbarë #eGjithëVëmendjapërJu",-shkruan Rama.





