Duke folur pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit që pritet të marrë vendimin për përcaktimin e përjashtimit të disa deputetëve të opozitës, pasi hodhën miell dhe vezë në drejtim të kryeministrit dhe ministrave në kuvend, deputeti i PD Ervin Salianji u shpreh me ironi se kryeministrit i dhanë miell që të vinte në vete, por ngatërruan miellin, pasi ai do miell Kolumbie.

Salianji është një nga deputetët e përjashtuar nga seanca, ndërsa tha se mbledhja e Byrosë së Kuvendit është një farsë dhe vendimet janë formale.

“Kemi dëgjuar qe Ramen e sjell ne vete mielli dhe i dhamë miell që të vinte në vete, vetëm se kishin ngatërruar llojin e miellit, ai e do miell Kolumbie. Mielli i Kolumbisë po e dëmton Shqipërinë. Mbledhja e Byrosë së Kuvendit është një farsë dhe vendimet janë formale në një parlament ilegjitim. Vendimet janë dëshirë e Ramës dhe Ruçit”- tha ai.