Marcus Rashford, fenomeni që po magjeps futbollin anglez me dy paraqitjet e tij te Manchester United ka ironizuar Arsenalin. Pasi i shënoi dy gola në derbin e së dielës, Rashford ka komentuar paraqitjen e tij duke e krahasuar testin që ka patur në shkollë.
“Për të gjithë njerëzit që janë duke më pyetur se si më ka shkuar provimi në kimi më duhet të them që të shënoja gola ndaj Arsenalit ishte më e lehtë sesa ky provim”, ka shkruar në Tëitter, Rashford.