Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar gjyqtaren Irena Gjoka të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Teksa sot është Dita e Drejtësisë, Berisha sulmon dhe Naureda Llagamin, ndërsa ironizon gjyqtaren Gjoka se ka tre mbiemra.

REAGIMI I BERISHËS
Tre përgjigjet e Irenës së KLGJ për Irenën me tre mbiemra GJKKO!
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Delinën e Soros-it e kam denoncuar publikisht në disa statuse kur firmosën marrëveshjen për t’ju dorëzuar dosjet gjyqësore në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, personave të rekruatuar nga Delina Fico nën kuadrin e Institutit “East-Ëest” të George Soros, në tërësi nga fondacioni “Qemal Stafa”.
Për të kuptuar pavarësinë e Kukull Llagamit apo Irenës së KLGJ keni këtu më poshtë tre përgjigjet zyrtare të saj për Irenën me tre mbiemra të GJKKO.
Më datën 1-12-2023 Irena e KLGJ i përgjigjet avokatit Sokol Mëngjesi se Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra në vitin 1996.
Pas tre javësh Kukulla Llagami të njëjtës kërkesë të deputetëve të PD për Irenën me tre mbiemra në shkresën e saj drejtuar Parlamentit përgjigjet se institucioni i saj nuk disponon fare të dhëna. Pra mashtron parlamentin sigurisht me urdhër të Ramës duke dëshmuar mungesë të plotë të moralit ligjor dhe dinjitetit personal.
Me 4 mars në vend të hetonin delikuenten, Irenën me tre mbiemra të denoncuar nga unë për falsifikime dhe përzënie nga Greqia Irena e KLGJ në amoralitet të plotë ligjor dhe me urdhër po të Ramës me deklaratë të veçantë sulmon Sali Berishën madje edhe portalet greke për sulme politike ndaj Irenës me tre mbiemra. Përveç sulmeve publike thuhet se ajo ndërmori takime në përfaqësi diplomatike që të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke që të mos bëjnë publike dokumentat e falsifikimit të Irenës me tre mbiemra për hir të mbrojtjes të imazhit të nxirë të reformës të korruptuar të drejtësisë së re!
Në çdo vend normal në këtë rast Kukulla si Llagami, ministrja de facto sistemit të drejtësisë, gjykatave, japin dorëheqje dhe gjykohen për mashtrim publik kurse në rastin e korporatës së krimit të drejtësisë së re ajo dekorohet për besnikrinë e saj ndaj padronit të kësaj korporate të Irenës së GjKKO me tre mbiemra dhe Irenës së KLGJ me tre përgjigje, të dyja fytyrat e vërteta të zeza të drejtësisë së re apo siç rezulton korporatës së krimit të kontrolluar nga Edi Rama për rrezikun e të cilës paralajmëruan me kohë institucionet më serioze ndërkombëtare!