Referendumi i Partisë Socialiste dhe rezultati i tij kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe të politikanëve të vendeve të huaja.

Deputetja Socialiste Franceze, Aurelie Filippetti, ka ironizuar me rezultatet plebishitare të referendumit të PS-së dhe besimit të Ramës në kreun e partisë pa pasur zgjedhje të brendshme.

Duke aluduar për një zhvillimin të mundshëm të primareve presidenciale në Francë, ajo thotë se socialistët francezë që mbështesin Hollande po kërkojnë të ndjekin modelin shqiptar.

Në një artikull në gazetën “Le Parisien”, ajo flet për rrezikun e “primareve alla shqiptare”, të organizuara vetëm për të religjitimuar Francois Hollande.

“Ata ëndërrojnë primare alla shqiptare: një kandidat i vetëm, Francois Hollande dhe asnjë kandidat të spikatur”, thotë Filippetti.

Deputetja franceze është ish-ministre e Kulturës nën qeverinë socialiste franceze deri në 2014-n dhe ish-gruaja e ekonomistit të famshëm francez, Thomas Piketty.