TIRANE,4 tetor 2013 – Hartat e vendosura në mjediset e rikon struktuara në selinë e Kryeministrisë kanë hapur një debat të gjerë edhe në shtetin fqinj, Maqedoni. Sipas gazetave maqedonase, kryeministri shqiptar Edi Rama ka provokuar me hartat e vjetra të Shqipërisë etnike.
Por, një nga ideatorët e rikonstruksionit të godinës së Kryeministrisë, Artan Shkreli ka bërë të qartë dje, se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. I kontaktuar, nga “Gazeta Shqiptare”, Shkreli tha se: “Nuk ka qëllime të natyrës së interpretuar, tregohet thjesht vizioni i kohës për vendin tonë”. Sipas agjencisë së lajmeve “Republika.mk”, “pas rikonstruksionit që ju bë sallës së konferencave në godinën e Kryeministrisë, e cila u inaugurua ditën e djeshme nga vetë kryeministri Rama, në sy të bie vetëm një gjë. Rama është i vendosur të kthejë identitetin dhe origjinën e lashtë që ka ky vend, duke punuar në heshtje dhe me fakte”. “Hapi i parë citon ‘alb-observer.com’, ishte harta e mesjetës që përfshinte dhe Albaninë me gjithë hapësirat territoriale të saj të para vitit 1912, e vendosur në zyrën ovale të Këshillit të Ministrave”. “Ndërsa surpriza vjen në sallën e konferencave të Kryeministrisë, ku mbi mur, pas foltores është vendosur një hartë pa kufij që mban emrin Albania. Duket qartë se kjo hartë është goxha e vjetër dhe siç duket edhe nga fotografia përfshin të gjitha territoret e gjymtuara të truallit të Arbërisë, të trashëguar nga Ilirët dhe pellazgët”, thuhet në këtë artikull, të botuar në “Republika.mk”.
Ndërsa nga ana e tij, Artan Shkreli sqaron se: “Kjo është harta e Shqipërisë, është e vitit 1689, e realizuar nga Giacomo Carteli D’avignolo. Ajo u porosit nga kardinal Albani që më vonë do të bëhej Papa Klementi. Ideja e tij ishte një hartë e vendlindjes, e cila në fakt nuk e përfshin Shqipërinë Jugore”. Sipas sqarimit të Shkrelit, “edhe legjenda e saj e thotë se Albani e porositi që të kishte parasysh vendlindjen. Ajo paraqet Shqipërinë Veriore dhe atë Qendrore, nuk ka qëllime të natyrës së interpretuar. Tregohet thjesht vizioni i kohës për vendin tonë”, shpjegon Shkreli. Si fillim harta u paraqit si një imazh i vendosur në mes të tavolinës ovale, ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. Ndërsa, ditën e mërkurë, hartat, që diskutohen nga pala maqedonase u panë në muret e sallës së re të pritjeve dhe konferencave, e cila u rikonstrukturua së fundi. Në të dominonte ngjyra e kuqe dhe ato që kanë rënë në sy menjëherë ishin hartat e vjetra që të lenë të mendosh për një kohë mjaft të largët dhe një trashëgimi jo vetëm shqiptare, por edhe evropiane bashkë. Rama tha, në pritje me ambasadorët se salla ishte rregulluar enkas për të pritur këta përfaqësues ndërkombëtarë.
/Gazeta Shqiptare/
Irritohen maqedonasit: Rama prezantoi hartën e Shqipërisë së Madhe në qeveri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Publikohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u zbuluan abuzimet me vajza të reja
Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe ndërroi jetë 57-vjeçari nga Durrësi, procedohet tekniku i firmës
Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar





