Grinta e Antonio Contes në fushën e lojës nuk njeh limite.
Trajneri italian i Chelsea-it i cili njihet për karizmën e tij, ka përfunduar në qëndër të vëmendjes së mediave për një episod të çuditshëm të regjistruar në sfidën e kësaj të mërkure ndaj Swansea-it në Premier League.
Conte shfryu ndaj gjyqtarit kryesor Swarbrick për një goditje këndi të padhënë në favor të Bluve të Londrës.
Irritimi i Contes dhe ofendimet ndaj arbitrit ishin të mëdha aq sa gjyqtari u detyrua ta largonte nga fusha me karton të kuq italianin në fundin e pjesës së parë ndaj Swansea me Conten që e ndoqi nga tribunat e Stamford Bridge pjesën e mbetur të ndeshjes.





